Ousmane Dembele ishte autori i golit të vetëm të PSG-së në barazimin 1-1 ndaj Bayernit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Champions League, ku parizienët kaluan në finale falë fitores 5-4 në takimin e parë.
Fituesi i “Topit të Artë” zgjodhi një mënyrë shumë të veçantë për të festuar kualifikimin e PSG-së për në finalen e Budapestit më 30 maj. Francezi postoi në rrjetet sociale një deklaratë virale të Gavi-t: “Shumë njerëz mendojnë se unë nuk di të luaj futboll. Dhe ata nuk kanë asnjë ide.”
Me këtë mesazh, Dembele iu është kundërpërgjigjur të gjithëve atyre që e kanë kritikuar këtë sezon. Deri tani për këtë sezon, Dembele ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 10 asiste, 7 gola prej të cilëve në Champions League, ku regjistron edhe dy asiste.
The post “Shumë njerëz mendojnë se unë nuk di të luaj futboll…”, Dembele “përshëndet” kritikuesit me mesazhin e Gavi-t appeared first on Telesport.
