Një lajm i mirë për të gjithë ata që janë lodhur ose sikletosen sa herë shohin adresën e tyre të Gmail: së shpejti mund ta ndryshoni pa humbur email-et dhe dokumentet e vjetra. Sipas 9to5Google, Google “po mundëson për të gjithëpërdoruesit” ndryshimin e adresës email që lidhet me llogarinë e tyre në Google duke përfshirë ndryshimin e adresës aktuale nënjë “adresë të re email-i që përfundon me gmail.com.”

Nëse bëni këtë ndryshim, adresa e vjetër Gmail duhet të funksionojë ende dhe mund t’i përdorni të dyja versionet për tëhyrë në llogarinë tuaj. Megjithatë, s’mund të krijoni adresa tëreja Gmail që lidhen me këtë llogari për 12 muajt e ardhshë. Por nëse adresa juaj përfundon me @gmail.com, nuk mund ta ndryshoni. Në këtë rast duhet të ndryshoni emrin që lidhet me adresën ose të hapni një të re dhe të transferoni email-et e kontaktet.

Përdoruesit e Gmail janë paralajmëruar për një sulm të madh që duket se ka lënë të pasigurta deri në 183 milionë llogari email-i. Të dhënat e zbuluara në internet përfshijnë jo vetëm vetë llogaritë e email-it, por edhe fjalëkalimet që besohet se shoqërohen me këto hyrje. Shkelja mund t’u lejojë hakerëve të hyjnë jo vetëm në llogaritë e email-it, por edhe në të gjitha “log-in”-ët e tjerë që varen nga Gmail. Shkelja ndodhi në prill të këtij viti, por u vu re së fundmi nga “Have I Been Pwned”, një faqe interneti që gjurmon shkeljet e të dhënave në mënyrë që përdoruesit të mund të njoftohen për to.

Të dhënat erdhën nga një sulm shumë më i gjerë që u mblodh nga e gjithë interneti, sipas Troy Hunt, i cili drejton faqen e internetit. Përdoruesit janë në gjendje të kontrollojnë nëse email-et dhe fjalëkalimet e tyre janë pjesë e sulmit ose ndonjë shkeljeje tjetër të të dhënave të gjurmuara duke përdorur atë faqe interneti. Në total, faqja e internetit ka gjurmuar 917 faqe interneti të shkelura dhe më shumë se 15 miliardë llogari.

The post Shumë shpejt, mund të ndryshoni diçka shumë të rëndësishme në Gmail! appeared first on Alsat.