Skuadra e njohur italiane, Inter, ka publikuar një klip zyrtar që përmbledh momentet më të bukura të golave, të shoqëruara me hitin “Si Ai” të artistes shqiptare Tayna.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale të klubit, dinamika dhe emocionet e lojtarëve të Interit ndërthuren në mënyrë të përkryer me energjinë, ritmin dhe fuqinë e muzikës së Taynas.
Kënga “Si Ai”, e cila është kthyer në një prej projekteve më të suksesshme të artistes këtë vit, shoqëron me elegancë atmosferën fitimtare të skuadrës zikaltër.
Ky publikim shënon një tjetër arritje ndërkombëtare për Tayna-n, duke e vendosur muzikën shqiptare në një nga platformat më prestigjioze të futbollit evropian.
The post ‘Si Ai’ nga Tayna s’ka të ndalur – jehon në klipin zyrtar të Interit appeared first on Veriu.info.

