Kriza në repartin ofensiv të Real Madridit ka hapur debate në Valdebebas, veçanërisht për vendimin e huazimit të Endrickut. Mungesat e njëkohshme të Vinicius Jr., Rodrygo dhe Jude Bellingham për ndeshjen ndaj Valencias kanë lënë skuadrën me shumë pak alternativa në sulm, duke e bërë Kylian Mbappenë praktikisht opsionin e vetëm të konfirmuar.
Sipas Diario AS, kjo situatë ka shtuar ndjesinë e pendesës brenda klubit për largimin e talentit brazilian te Lyoni. Drejtuesit besojnë se Endricku do të kishte ofruar më shumë zgjidhje dhe fleksibilitet në një moment kaq të ndjeshëm të sezonit.
The post “Si e lamë të na ikte?!” Real Madrid pendohet pas krizës në sulm appeared first on Telesport.
