Ndryshe nga vitet e kaluara, gazetarët e përzgjedhur për votimet në “Topin e Artë” duhej të votonin 10 futbollistët më të mirë nga lista me 30 emra duke u dhënë përkatësisht 15 pikë (vendi i parë), 12 (vendi i dytë), 10 (vendi i tretë), 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë emrave të përzgjedhur.
Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se gazetari i cili përfaqëson Shqipërinë, Besnik Dizdari, ka votuar sipas radhës emrat e mëposhtëm: Rodri, Yamal, Carvajal, Bellingham, Rudiger, Haaland, Lautaro Martinez, Vinicius, Mbappe dhe Xhaka.
Votat e tij për portierin më të mirë kanë shkuar për Unai Simon në vendin e parë, Lunin në të dytin dhe Emiliano Martinez në të tretin.
The post Si ka votuar Shqipëria për “Topin e Artë”? Zbulohen votat sipas radhës appeared first on Telesport.

