Këngëtarja Engjëllusha Salihu sot është martuar.
Si bijë e këngëtares e cila ka ditur t’i këndojë popullit në kohë të ndryshme, duke prekur çdo fushë të jetës, Engjëllusha nuk kishte se si të bënte ndryshe edhe në dasmën e saj, shkruan TV21.
Ajo ndryshe nga shumica e çifteve, zgjodhi të hyjë në restorant me muzikë tradicionale shqiptare, me valltarë të veshur me veshje kombëtare.
Por siç e do tradita, Engjëllushën e ka shoqëruar gjatë ditës.
Ajo me zakone të vjetra shqiptare, ka shkuar edhe nuse. Me tupanë e dajre, me bajraktarë e me imam, atë e përcollën për në shtëpinë e re prindërit dhe vëllezërit.
E nuk kishte se s’i ti ikte edhe lotit… /TV21
