Ne jemi një kandidat teknikisht i përgatitur, por politikisht i bllokuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, duke folur për integrimet evropiane.
“Nëse ndryshimet kushtetuese do të kishin qenë arsyeja, ne do të ishim bërë prej kohësh anëtare e BE-së”, tha Davkova, duke shtuar se pothuajse e gjithë agjenda e saj e politikës së jashtme gjatë periudhës së kaluar i është kushtuar integrimeve evropiane.
“Si mundet BE-ja të pretendojë se është një union gjeopolitik, ndërkohë që e mban vendin tonë dhe Ballkanin Perëndimor në një vakuum politik?”, tha Davkova.
“Nëse ka zgjidhje për Ukrainën dhe Moldavinë, lehtë do të gjendet edhe për ne. Pa garanci të qarta nga BE-ja dhe Bullgaria dhe pa mekanizma mbrojtës, me edhe një ndryshim tjetër rrezikojmë të dalim nga ky proces ashtu si plaku i Heminguejit doli nga deti – vetëm me kockat e peshkut! Me një identitet të zhveshur. Konsensusi kombëtar na nevojitet më shumë se kurrë më parë”, tha Davkova./ Alsat.mk
The post Siljanovska Davkova: Kandidatë të përgatitur teknikisht, por të bllokuar politikisht në rrugën drejt BE-së appeared first on Alsat.
