Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në emisionin Click Plus në TV21 theksoi se krizën në Lindjen e Mesme e ndjek me shqetësim.

Presidentja mes tjerash theksoi se Maqedonia e Veriut e ka 100% të harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian.

“Kemi 100% të harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian. Vetë NATO është e lidhur jo vetëm me shtetet anëtare të BE-së, por edhe me SHBA-të. Madje edhe dispozitat e brendshme garantojnë mbrojtje ose siguri për çdo vend anëtar në rast se sulmohet. Problemet në botë janë bërë aq të ndërlikuara, sa që të gjithë ne jemi në gatishmëri”, u shpreh Siljanovska-Davkova.