Ilijana Jotova është presidentja e re e Bullgarisë dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë post në vend. Sipas 99,95 për qind të të dhënave të përpunuara zgjedhore, Jotova dhe kandidati i saj për nënpresident, Kiril Vallçev, kanë fituar 57,58 për qind të votave, përkatësisht mbështetjen e më shumë se një milion votuesve. Kundërkandidatët e tyre, Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev, kanë marrë 39,46 për qind të votave. Pas fitores në zgjedhje, Jotova paralajmëroi se do të angazhohet për tejkalimin e ndasive politike dhe bashkimin e shoqërisë. Humbjen e pranoi edhe Gjurovi, i cili e uroi për fitoren.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ia uroi fitoren në zgjedhje presidentes së re të Bullgarisë, Ilijana Jotova, si dhe zëvendëspresidentit Kiril Vallçev. Në një postim në rrjetin social X, Siljanovska-Davkova shprehu bindjen se Bullgaria do të ketë rol konstruktiv në rajon dhe në Evropë, ndërsa marrëdhëniet maqedono-bullgare do të zhvillohen përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe partneritetit të sinqertë. Ajo theksoi se me vullnet të mirë mund të tejkalohen sfidat ekzistuese dhe të avancohen paqja, stabiliteti dhe prosperiteti.
