Përskaj ish kryetarit të Manastirit, Vlladimir Talevski dhe Shenoll Masllanit, presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur edhe dy persona të tjera.
Sipas informacioneve të TV21, janë falur Akif Ramvanoski, anëtar i narko klanit “Baron” dhe Marjan Efremov, i dyshuari i parë në aferën “Spiuni”.
Jozyrtarisht TV21 mëson se Ramvanovski është personi që gjuajti me armë dhe plagosi në këmbë 35-vjeçarin E.A., para disa ditësh në Çair të Shkupit.
