Mesfushori portugez Bernardo Silva ka premtuar të vazhdojë të luftojë deri në fund për titullin kampion në Premier Ligë këtë sezon dhe jo vetëm.

Skuadra e Man. Sitit është në garë për katër trofe këtë sezon. Në mesjavë, “citizens” siguruan një vend mes 16 ekipeve më të mira, duke u kualifikuar direkt në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Silva, me një karrierë të gjatë në ekip, është në vitin e fundit të kontratës së tij. Ai ende nuk ka zbuluar se cilat janë planet e tij të ardhshme, por nëse sezoni i tij i nëntë me klubin rezulton të jetë i fundit, portugezi është i vendosur ta bëjë këtë të vlefshme për veten e tij.

“Po e shijoj këtë sezon. Po përpiqem të jap gjithçka për klubin që më dha këtë mundësi të jem këtu për kaq gjatë dhe të arrij atë që arrita. Deri në fund, do të jem këtu duke luftuar për klubin dhe për tifozët“, tha 31-vjeçari, sukseset e të cilit me Man. Sitit përfshijnë tashmë gjashtë tituj të Premier League dhe një triumf të Ligës së Kampionëve.

The post Silva: Deri në ditën e fundit, do të luftoj për të tjera lavdi këtu appeared first on Alsat.