Është përcaktuar programi i Kombëtares së Shqipërisë për grumbullimin e muajit shtator, ku “kuqezinjtë” do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë.

Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Silvinjo do të bëhet më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së futbollit”. Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet më 1 shtator.

Ndeshja miqësore Gjibraltar – Shqipëri do të luhet më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00. Ndërsa ndeshja Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

The post Silvinjo, të premtën shpalos listën për sfidat e shtatorit appeared first on Alsat.