Mbrëmja e sotme rezervon një përballje të madhe në Champions League, duelin mes Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen. Dy realitete thuajse të kundërta ballë për ballë, me duelin e mendjes së Cholo Simeone kundër Xabi Alonso. Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i “colchoneros” paraqiti sfidën.
“Rivali është i jashtëzakonshëm, me tranzicione shumë të mira. Xabi po bën një punë të jashtëzakonshme, e tregoi këtë gjë sezonin e kaluar dhe duket se është në rrugën e duhur për të përsëritur veten edhe këtë vit. Është e admirueshme se si ata luajnë futboll”, tha Diego Simeone.
“Xabi ka një përvojë të madhe se si e ka jetuar futbollin në mesfushë. Ai ka pasur trajnerë të mëdhenj që e kanë pasuruar me shumë gjëra dhe unë i jap komplimentet e mia absolute për punën që po bën. Sot do të duhet të çojmë ndeshjen aty ku ne duam, aty ku besojmë se mund ta dëmtojmë kundërshtarin”, tha Simeone.
Në fund, duke folur për formati i ri të Champions, tha: “Na detyron të fitojmë me një numër të caktuar pikësh. Më parë kishte më pak ndeshje, tani të gjithë luajmë kundër njëri-tjetrit dhe tetë skuadra kalojnë në fazën tjetër, çka ka kursen dy ndeshje. Gjithseis, impulsi për të fituar pikë është aty”.
The post Simeone i “trembet” Leverkusen: Janë në rrugën e duhur për të përsëritur atë që bënë vjet appeared first on Telesport.
