Diego Simeone, trajneri i Atlético Madridit, foli për mediat pas barazimit 4-4 ndaj Barcelonës në Montjuïc, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Ndryshimet në fillim të pjesës së dytë funksionuan…
Pati disa ndeshje brenda një ndeshjeje. E nisëm shumë mirë, 15 minuta të pabesueshme, avantazh me dy gola… Ata luajnë shumë mirë, krijojnë shumë raste, gjetën golin e parë që i futi në lojë dhe më pas ne bëmë disa gabime që duhet t’i përmirësojmë. Pësuam nga goditja e dënimit, gjë që nuk është e mirë për ne. Katalanasit e nisën më mirë pjesën e dytë dhe arritën në 4-2, duke e bërë situatën tonë më të vështirë, por ky ekip ka shpirt, kjo u pa. Ia dolëm ta përmbysim situatën në fushë, ndryshimet sollën freski dhe krijuam raste. Shënuam për 4-3 dhe 4-4, duke e mbajtur të hapur kualifikimin ndaj një rivali shumë të fortë.
Ju treguat forcë mendore…
Ky ekip ka një shpirt të pabesueshëm gladiatorësh. Barcelona ka armë të jashtëzakonshme, por edhe ne kemi tonat.
Cilin gol e vuajte më shumë?
Të katërtin, sepse mbeteshin pak minuta dhe me rezultatin 4-2 dukej shumë e vështirë për ta përmbysur disavantazhin. Sidoqoftë, guximi i lojtarëve të mi ishte i pabesueshëm për ta çuar ndeshjen në barazim dhe për ta lënë gjithçka të hapur.
Si e prisni ndeshjen e kthimit?
Asnjëherë nuk i dihet, ka ende shumë kohë, shumë ndeshje, një ndërprerje… Duhet të fokusohemi te kjo seri e ngjeshur ndeshjesh. E rëndësishme tani është sfida e së shtunës kundër Bilbaos, një kundërshtar i madh.
The post Simeone, pas thrillerit 4-4 ndaj Barcelonës: Ky ekip ka shpirt të pabesueshëm gladiatorësh appeared first on Telesport.
