Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, foli kështu pas ndeshjes kundër Real Madridit, të humbur me penallti (fitore 1-0 pas 120 minutash lojë, falë golit të shënuar nga Gallagher), e vlefshme për kthimin e 1/8-ve finale të Ligës së Kampionëve: “Nuk do të flisja për fat, do të flisja për ndjenjën e krenarisë, për skuadrën që kemi dhe mënyrën se si garojmë gjithmonë. Kjo do të mbetet në histori, gjatë gjithë këtij procesi që kemi kaluar në klub”.
Analiza e ndeshjes: “Kemi pasur një ndeshje shumë të kontrolluar nga fillimi deri në fund. Kemi pasur raste për ta rritur avantazhin tonë, por na mungoi saktësia në fund. Ata kontrolluan zotërimin e topit, por nuk krijuan raste për gol. Humbën penalltinë dhe mendoj se bëmë një punë të jashtëzakonshme”.
Si u stërvitën për penalltitë: “Penalltitë janë ndryshe në stërvitje krahasuar me ndeshjet. Nuk i kam parë si i kanë goditur. Julian duket se e prek topin kur godet, dhe nëse gjyqtari e sheh kështu, atëherë është kështu”.
Si duhet të kapërcehet kjo humbje (me panellti, pas barazimit 2-2 në total), e cila shoqërohet me eliminim nga Champions League: “Jam krenar për skuadrën që kemi, tifozët tanë duhet ta kenë shijuar duke e parë këtë ndeshje. Real Madridi na ka mposhtur pothuajse gjithmonë në Ligën e Kampionëve, por ka hasur vështirësi. Ka hasur vërtet vështirësi ndaj nesh”.
The post Simeone shikon përtej eliminimit nga Champions-i: Jam krenar për skuadrën që kemi appeared first on Telesport.
