Çiklisti britanik i skuadrës Team Visma-Lease, Simon Yates, është fitues i edicionit nr.108 të Xhiros së Italisë, një prej turneve më të rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës.
32-vjeçari mori kreun e renditjes vetëm në etapën e 20-të dhe të parafundit të turneut dhe për të etapa e 21-të, në rrugët e Romës, ishte një formalitet. Kjo është hera e parë për të që fiton këtë turne, ndërkohë që në vitin 2018 ka fituar edhe Vueltën e Spanjës.
Ky edicion nisi nga Shqipëria, ku dhe u zhvilluar tri etapat e para, për t’u transferuar më pas në Itali. Pas 21 etapash në total, të dielën Xhiro e Italisë uli siparin, me Simon Yates që u konfirmua si më i miri.
Ai dha kohën e përgjitshme 82h29’42”, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit meksikani Isaac del Toro me +3’56”. Në podium u ngjit edhe ekuadoriani Richard Carapaz (i treti), me +4’43”.
The post Simon Yates shpallet fitues i Xhiros së Italisë, turneu që pati edhe Shqipërinë si protagoniste appeared first on Telesport.
