Kanë nisur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam të Wimbledon (turneu i fushave me bar). Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj Jenson Brooksby.

Në raundin e katërt kualifikohet edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 Arthur Rinderknech. Eliminohet nga gara rusi Daniil Medvedev, që u mund 3-0 nga Jan-Lennard Struff.

Një biletë për më tej sigurojnë edhe hungarezi Hubert Hurkacz e spanjolli Felix Auger Aliassime.

Te femrat, fitore pa shumë probleme për numrin 1 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 Jelena Ostapenko. Fiton edhe japonezja Naomi Osaka, që mundi 2-0 Daria Kasatkina.

Në takimet e tjera për femra spikatin fitoret e zviceranes Belinda Bencic, amerikaneve Jessica Pegula e Coco Gauff si dhe cekeve Karolina Muchova e Barbora Krejcikova.

The post Sinner e Djokovic shkojnë në raundin e katërt të Wimbledon, fitore edhe për Sabalenka e Osaka appeared first on Telesport.