Tijani Reijnders, ish-mesfushori i Milanit dhe aktualisht i grumbulluar nga trajneri i ri i Holandës, ka folur hapur mbi vendimin për t’u transferuar në Arabinë Saudite.
“Nuk dua të më duhet të punoj më pas përfundimit të karrierës si futbollist. Kur firmosa me Manchester City, e dija se nuk do të kisha më nevojë për këtë, por tani mund të garantoj edhe mirëqenien e brezave të ardhshëm”, – u shpreh Reijnders.
Futbollisti holandez pritet të përfitojë rreth 100 milionë euro në total gjatë 4 viteve të kontratës në Arabinë Saudite. Reijnders nuk e fsheh se aspekti financiar ka qenë një faktor i rëndësishëm në zgjedhjen e tij:
“Nëse edhe nipërit e mi do të mund të jetojnë mirë falë kësaj zgjedhjeje, pse nuk duhej ta bëja?”
The post Sinqeriteti i Reijnders: Pse Arabinë Saudite? Falë kësaj zgjedhjeje, edhe nipërit e mi do të jetojnë mirë appeared first on Telesport.
