Ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi nga LSDM, në emisionin “DailyClick” të TV21 kritikoi masat e qeverisë për çmimet, si ngrirjen e marzhës dhe kufizimin e çmimeve të 8 grupeve ushqimore. Bytyqi thotë se qeveria paraprake e udhëhequr nga LSDM e ka lënë vendin me inflacion të ulët, por se masat e tyre të vonuara e qeverisë aktuale kanë kontribuar në rritjen e tij.

“-Kjo është një nga mënyrat por është e vonuar.
-Përse është e vonuar?
-Për shkak se e bëjnë në një kohë kur është më mirë dhe kur parashikoni që nuk keni asnjë masë rregulluese dhe nuk vendosni mekanizma të caktuara rregulluese, atëherë në thelb do t’ju ndodhë e njëjta gjë si neve. Te ne nga stabilizimi i inflacionit, nga një periudhë që kishim inflacion të lartë, i lamë si qeveri inflacion relativisht të mirë dhe të ulët. Ne kishim si qeveri muaj me inflacion 18.9%, 2022 – 14% inflacion, 2023 thuajse dyfish më pak, në 2024 – 3.3%”, tha Fatmir Bytyqi nga LSDM.

“Kur do i shohim numrat, e kuptojmë se po krijohet ndonjë, të themi panikë në vend, megjithatë ajo panik nuk është e mbështetur me atë që e thotë Enti shtetërorë për statistikë. Po, ai thotë se kemi inflacion, kemi lëvizje të inflacionit, megjithatë jo për atë që nënkupton produkt themelore”, sqaroi Gordana Dimitrievska-Koçovska ministre e Financave.