Manchester United do te jëtë protagonist i disa transferimeve të bujshme që planifikon të bëjë për merkaton e verës. Sir Jim Ratcliffe, aksioneri i ri i klubit, po i jep përparësi forcimit të sulmit dhe ka në mendje një emër të njohur si Harry Kane.

Golashënuesi anglez me shumë eksperiencë, aktualisht te Bayern Munich, është basti i madh i sipërmarrësit britanik për të drejtuar projektin e ri në “Old Trafford” dhe për ta rikthyer skuadrën në elitën e futbollit anglez dhe europian.

Kane, 31 vjeç, ka dëshmuar të jetë një nga sulmuesit më të mirë në botë gjatë dekadës së fundit. Pasi u bë legjendë te Tottenham, anglezi vendosi të kalojë në Bundesligë në gusht të vitit 2023 dhe që nga ardhja e tij te Bayern, ai ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm. Deri më tani këtë sezon, ka shënuar 36 gola në 27 ndeshje, duke treguar që është ende në super formë.

Interesi i “Djajve” për Harry Kane nuk është diçka e re. Në të kaluarën, United u përpoq të nënshkruante me anglezin por pa sukses, duke zgjedhur alternativa të tjera si Rasmus Højlund. Megjithatë, me mospërputhjen e danezit dhe nevojën për një sulmues elitar, drejtuesit e United do provojnë sërish për të firmosur me Kane.

Ratcliffe është i vendosur të bëjë gjithçka që është e mundur që projekti i ri që ka në mendje të rrotullohet rreth Kane, aq më tepër që klauzola e lirimit nga Bayern në fund të sezonit do të jetë 54 milionë paundë, shifër normale për një transferim të kalibrit të tillë.

The post Sir Jim Ratcliffe ka një dëshirë të madhe për sezonin e ri, ky është super ylli botëror që e do me çdo kusht te Manchester United appeared first on Telesport.