Një ditë pasi në takim me gazetarët, ministri për Sistem Politik Agon Ferati tha se paraardhësi i tij Ivan Stoillkoviq kishte favorizuar komunitetin serb në ndarjen e granteve, BDI-ja e quan këtë skandal. “Marrëveshja e Ohrit sot po përdoret nga kjo Qeveri për të financuar prioritetet politike dhe ideologjike të një komuniteti tjetër, ndërsa shqiptarëve u suprimohen mekanizmat e përfaqësimit, u hiqet gjuha nga institucionet, largohen nga pozitat drejtuese dhe zëvendësohen në administratën shtetërore. Ngjarja bëhet edhe më alarmante në një kohë kur ndikimi politik, institucional, kulturor dhe mediatik i projektit të ashtuquajtur “Bota Serbe” është gjithnjë e më i dukshëm në vend”, thuhet në reagimin e BDI-së. Ferati një ditë më parë informoi se prej gjithsej 36 granteve në vlerë prej 500 mijë denarë për një grant, Stoilkoviqi ka ndarë 29 prej tyre për organizatat serbe. Ndërkohë, sipas Feratit mungon dokumentimi përkatës për realizimin e projekteve dhe nëse të njëjtat kanë qenë në përputhje me politikat e Ministrisë. BDI kërkon listën e plotë të përfituesve dhe hetim institucion dhe politik të rastit./Alsat.mk.

 

SISTEMI POLITIK BDI, KRITIKA PËR “BOTËN SERBE”
SISTEMI POLITIK BDI: 90% E GRANTEVE, PËR SERBËT
SISTEMI POLITIK STOILLKOVIQI FAVORIZOI SERBËT

The post Sistemi politik / BDI kritika për ‘Botën Sërbe’ appeared first on Alsat.