Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan minimalisht 1:0 në “Santiago Bernabeu” ndaj Juventusit, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të, kur Bellingham realizoi, pas një super aksioni të Vinicius Junior.

Mysafirët i patën rastet e tyre, por edhe Openda, David dhe Vlahovic dështuan të realizonin ballë për ballë me portierin.

Paraqitje fantastike pati portieri i Juventusit, Di Gregorio që bëri një sërë pritjesh spektakolare.

Ndërkohë, trajneri i Juventusit, Igor Tudor nuk vendosi ta inkuadrojë fare në lojë yllin kosovar, Edon Zhegrova.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe merr pozitën e pestë.

Në anën tjetër, Juventusi bie në vendin e 25-të me vetëm dy pikë nga tri xhirot e para.

The post S’ka minuta për Zhegrovën, Real Madridi fiton ndaj Juventusit appeared first on Alsat.