Skena që zakonisht shihet vetëm në video-loja u regjistrua të enjten në autostradën pranë Seattle të SHBA-së.
Në fakt, një burrë që po ecte si këmbësor vodhi një automjet zyrtar të një polici, raporton tmz.
Pamjet tregojnë këmbësorin duke u afruar tek automjeti zyrtar i policisë dhe pasi policja del nga vetura, ai e shtyn atë në tokë, hyn në automobilin e tij dhe largohet.
Automjeti u vodh rreth orës 12:30, ndërsa disa orë më vonë burri u arrestua.
Disa agjenci reaguan dhe ndoqën automjetin e patrullës së shtetit të Washingtonit për rreth 15 deri 20 minuta dhe e ndaluan në Lynnwood.
Ndryshe, mediat lokale raportuan se nuk pati të lënduar.
The post Skena nga Seattle si në video-lojën GTA – këmbësori tërheq policin nga vetura dhe i vjedh automjetin zyrtar appeared first on Alsat.
