Trajneri i Liverpullit, Arne Slot i është adresuar kritikëve për vendimin që të fusë tërë lojtarët e rinj në humbjen ndaj Kristall Pallasit, në raundin e katërt të Kupës së Anglisë. Liverpulli pësoi humbje 3-0 nga Pallasi, sfidë ku nuk kishte ndonjë lojtarë të formacionit bazë që ka “The Reds”. Pas ndeshjes, Slot i qëndroi besnik vendimit për zgjedhjen e lojtarëve.
“Është e qartë se në javët e fundit gjithnjë kemi luajtur dy ditë më vonë pasi kemi zhvilluar një ndeshje në Evropë. Nëse shihni javën e arhdshme, do të jetë e madhe për ne dhe të gjithë në klub. Na duhen sa më shumë lojtarë të gatshëm që mundemi. I kam pushuar vetëm lojtarët që kanë luajtur javën e kaluar. Ky është formacioni që të mbetet. Kjo tregon se kemi disa lëndime. Pa harruar se gjithmonë në Kupën e Ligës i kemi dhënë minuta lojtarëve të rinj të akademisë,” tha në fillim trajneri Slot.
“Nuk kemi skuadër të madhe siç mendojnë njerëzit duke u fokusuar në paratë që shpenzuam. Nëse do ta luaja Van Dijk ose Konate dhe ndonjëri lëndohet, atëherë njerëzit do të më thoshin se kam bërë zgjedhje të gabuar. As me ekipin titullar nuk kemi mundur ta mposhtim Pallasin,” nënvizoi ai.
Liverpulli në fundjavë përballet me Aston Villa-n, kurse të martën e pret Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve
The post Slot: As me ekipin titullar nuk kemi mundur ta mposhtim Kristall Pallasin appeared first on Alsat.

