Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, në prag të sfidës së Premier League kundër Brighton, komentoi rreth situatës së sulmuesit egjiptian Mohamed Salah, i përjashtuar nga ndeshja e Champions League ndaj Interit, pas deklaratës se ishte “hedhur nën autobus” nga klubi, pas barazimit në Leeds. Slot tha: “Do të flas me Salah. Rezultati i kësaj bisede do të përcaktojë si do të shkojnë gjërat për të shtunën”.

Slot shtoi: “Çfarë më duhet është një bisedë me të. Nuk ka shumë gjëra të tjera që mund të them. Besoj se ka pasur shumë biseda mes përfaqësuesve të tij dhe tanëve javën e fundit. A dua që të qëndrojë? Herën tjetër që do të flas për Momo, do të jem me të. Nuk shoh arsye pse nuk do të doja që të qëndronte”.

The post Slot: Do të flas me Salah, nuk shoh arsye pse të mos qëndrojë me ne appeared first on Telesport.