Arne Slot foli me shumë emocion për vdekjen tragjike të Diogo Jotës, në një aksident rrugor në korrik. Trajneri i Liverpool-it konfirmoi se klubi ka derdhur të gjithë shumën e kontratës së tij, deri në vitin 2027, rreth 15.5 milionë euro, në favor të bashkëshortes Rute Cardoso dhe fëmijëve: “Shpesh pronarët kritikohen, por mënyra si vepruan ishte shembullore. I kanë shlyer çdo gjë që parashikonte kontrata. Mund të duket normale, por në futboll nuk është aspak e zakonshme”.
Jota ishte ende i lidhur me Liverpool-in edhe për dy sezone, kur ndodhi tragjedia. Slot vlerësoi reagimin e tifozëve dhe shokëve të skuadrës, që nderuan kujtimin e tij me lule, këngë dhe mbështetje për familjen: “Dhimbja e përjetuar nga i gjithë qyteti tregon sa i veçantë është ky klub. Është e pabesueshme ajo që kanë bërë tifozët tanë dhe lojtarët”.
Trajneri holandez pranoi gjithashtu vështirësinë e përditshmërisë, pas tragjedisë: “Jeta vazhdon, por është e dhimbshme të mendosh çfarë përjetojnë ata çdo ditë”.
The post Slot e konfirmon: Pronarët e Liverpool-it paguan kontratën e plotë të Diogo Jota për familjen appeared first on Telesport.
