Në prag të ndeshjes së vështitrë që “reds” do të luajnë të martën në Champions League, trajneri i Liverpool, Arne Slot, thotë se ekipi i tij bëri një nisje të mirë në një javë të madhe për këtë ekip. Kampionët e Premier League fituan 2-0 ndaj Fulhamin 2-0 për të rikthyer shpresat e tyre për t’u futur në pesë vendet e para.
“Jam shumë i lumtur që nuk pësuam gol sepse kjo është ajo që të duhet në pothuajse çdo ndeshje, por padyshim që na duhet kjo të marten ndaj PSG“, tha Slot për Sky Sports. Skuadra e Liverpool u mund 2-0 në Paris në sfidën e parë.
“Ky sukses ishte një hap i parë i mirë drejt një jave të madhe sepse nuk është vetëm PSG, është edhe Everton. Ky është një fillim i mirë i javës, por për fat të keq do të thotë tre ndeshje në gjashtë ditë, kështu që ka vetëm dy ditë pushim“, shtoi Slot.
Më tej, ai tha: “U thashë adjemve sa e rëndësishme është rikuperimi sepse ata e kanë përjetuar sa intensive ishte loja në Paris. Loja nuk do të jetë më pak intensive pas dy ditësh sepse tifozët do të jenë me ne dhe lojtarët do të japin gjithçka që kanë për të ndryshuar gjërat“.
“Prandaj, duhet të jesh në formën më të mirë, gjë që nuk është e lehtë nëse ke tre ndeshje në gjashtë ditë. Por ne jemi gati për të, jemi gati për të dhe Anfield do të jetë gati për të, siç e vura re edhe sot”, deklaroi Slot.
The post Slot: E nisëm mirë javën, fitorja ndaj Fulham na motivon për sfidën në Champions ndaj PSG appeared first on Telesport.
