Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka folur për mediat në lidhje me situatën e krijuar te skuadra e tij pas humbjes 4-0 ndaj Manchester City (FA Cup) dhe në prag të ndeshjes që kampionët në fuqi të Anglisë do të luajnë ndaj Liverpool në Champions League.

Humbja është një zhgënjim i pabesueshëm, një zhgënjim i madh. 20 minutat ku pësuam katër gola nuk ishin të standardit tonë. Mendoj se askush ndoshta nuk do ta kujtojë, por 35 minutat e para kishte shumë gjëra për të pëlqyer nga ekipi im. Do të ishte mirë nëse do të mund të shënonim një gol herë pas here edhe nga rastet që krijojmë”, tha Slot.

Në lidhje me të ardhmen, ai sqaroi: “Por, nëse do të kesh një shans për të mposhtur PSG-në, duhet t’i bësh të dyja pjesët më mirë. Nëse gjeneron një shans, duhet të shënosh dhe nuk mund të mposhtesh kaq lehtë me katër gola.”

“Mendoj se na ka munguar shpirti luftarak. Në ato 10 deri në 15 minuta më mungoi jo vetëm shpirti luftarak, por edhe gatishmëria për të fituar duelin tënd, për të qenë aty i pari, për ta bërë të vështirë një pasim, një krosim apo një përfundim. Kjo është diçka që patjetër duhet ta bëjmë më mirë të mërkurën”, shtoi Slot.

The post Slot: Na mungon shpirti luftarak, nëse duam të mposhtim PSG duhet të shfrytëzojmë shanset për gol appeared first on Telesport.