Trajneri i Liverpool, Arne Slot, pavarësisht fitores 2-0 ndaj Manchester City dhe shkëputjes 11 pikë ndaj Arsenal në renditjen e Premier League, deklaroi se asgjë nuk është e sigurtë. Sipas tij, në një kampionat të tillë gjithçka mund të ndodhë.

Tifozët mund të këndojnë çfarë të duan, por ne si ekip e dimë se sa shumë duhet të punojmë për çdo fitore. Tri ditë më parë dikush më pyeti nëse patëm një rënie pas barazimit me Aston Villa. Tani jam pak më i qetë pas fitores ndaj City”, tha Slot.

Është kaq e vështirë të gjykosh tabelën e renditjes në Premier përpara se të luhet çdo ndeshje. Në çdo Ligë tjetër, të kesh një epërsi si kjo do të ishte shumë komode, ndërsa këtu edhe brenda një ndeshje të vetme ke shumë sfida

”, shtoi trajneri i Liverpool.

Do të jem më i qetë kur të ketë kaluar edhe pak kohë. Kemi edhe Champions League, ndaj duhet kujdes për të mos nënvlerësuar asgjë. Duhet përqendrim, ndaj e konsideroj ende të gjatë rrugën deri në fund”, tha Slot.

The post Slot: Në çdo Ligë tjetër ky avantazh do të ishte komod, por asgjë s’është e sigurtë në Premier League appeared first on Telesport.