Sofja ka hyrë në narrativë shumë të rrezikshme, që është në kundërshtim me interesat strategjike të BE-së dhe NATO-s, tha ministri i punëve të jashtme, Timço Mucunski, pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë. Ai shton se narrativi që vjen nga Sofja është në interes të palëve të treta që duan destabilizim në rajon.
Mucunski nuk mendon se në Maqedoni ekziston gjuhë e urrejtjes, dhe siç tha, nëse dikush e konsideron si gjuhë urrejtjeje nevojën për afirmimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas, atëherë problemi është më i madh se sa e mendojmë. Gjithashtu vlerësoi se vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk mund të injorohen dhe se ato janë fakte dhe realitet që ekziston.
Sa i përket raportit për Maqedoninë, i cili ngjalli reagime të ashpra nga eurodeputetët bullgarë dhe që u miratua në Komitetin për punë të jashtme të Parlamentit Europian, tha se është historik, por nuk është moment triumfi. Shton se nuk dihet nëse do të votohet edhe në Parlamentin Europian.
Mucunski beson se Parlamenti Europian do të veprojë në përputhje me ato vlera europiane që janë arsyeja kryesore pse shumica e madhe e qytetarëve të vendit tonë dëshirojnë që ne të bëhemi pjesë e BE-së.
