Në Samitin e 16- të të BRISC-it, palët pjesëmarrëse u pajtuan në idenë se duhet këmbëngulur e punuar më shumë për të rritur solidaritetin dhe bashkëpunimin për Jugun Global, si një forcë me rëndësi për reformën e qeverisjes.

Kina u bëri thirrje anëtarëve të BRICS-it ta ndërtojnë mekanizmin shumëpalësh në këtë drejtim dhe të modernizojnë fornat që duhen ndjekur.
Presidenti kinez Xi Jinping , duke folur në këtë takim, u kërkoi pjesëmarrësve ta ndërtojnë BRICS-in për paqe dhe të veprojnë si roje të sigurisë së përbashkët, duke mbështetur tre parimet e “mos zgjerimit të fushës së betejës, mos përshkallëzimit të luftimeve dhe asnjë provokimi nga asnjë palë”, për të punuar për de -përshkallëzimin sa më të shpejtë të krizës në Ukrainë.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të BRICS-it ta ndërtojnë një mekanizëm të gjelbër dhe të jenë praktikues të zhvillimit të qëndrueshëm, duke theksuar se Kina është e gatshme të shfrytëzojë epërsitë e saj për të zgjeruar bashkëpunimin me vendet përkatëse në industritë e gjelbra, energjinë e pastër dhe mineralet e gjelbra.

Sipas kreut të shtetit të Kinës, urgjenca e reformimit të arkitekturës financiare ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më e dukshme në situatën aktuale.
Ai bëri thirrje për forcimin e Bankës së Re për Zhvillim dhe u kërkoi vendeve të BRICS të marrin drejtimin në promovimin e një përafrimi më të mirë të sistemit financiar ndërkombëtar me dinamikën e ndryshimeve të ekonomisë globale.
Siç mësohet, Kina do të krijojë 10 qendra të mësimit jashtë shtetit në vendet e BRICS në pesë vitet e ardhshme për të ofruar mundësi trajnimi për 1000 administratorë të arsimit, mësues dhe studentë.

Liderët e tjerë pjesëmarrës vlerësuan rolin e rëndësishëm të mekanizmit BRICS në përgjigjen ndaj sfidave globale. Ato u shprehën se vendet e BRICS duhet të forcojnë unitetin dhe bashkëpunimin, në sigurinë politike, ekonomiko-tregtare dhe financiare, si dhe shkëmbimet njerëzore dhe kulturore, duke promovuar shumëpolarizimin e barabartë dhe të rregullt, globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e vazhdueshëm të botës, për të ngritur më tej zërin dhe përfaqësimin e Jugut Global në çështjet ndërkombëtare dhe për të nxitur ndërtimin e një rendi ndërkombëtar më të drejtë dhe më të arsyeshëm. Vendet BRICS do të mbrojnë me vendosmëri multilateralizmin, ruajnë rolin thelbësor të Kombeve të Bashkuara në sistemin ndërkombëtar dhe qeverisjen e saj në çështje globale si inteligjenca artificiale etj. Ata iu përkushtuan zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore përmes dialogut dhe konsultimit, mbështetën të gjitha përpjekjet që favorizojnë zgjidhjen paqësore të krizave dhe respektuan shqetësimet e ligjshme të sigurisë të të gjitha vendeve. Vendet BRICS do të promovojnë reforma të arkitekturës ekzistuese ekonomike dhe financiare ndërkombëtare, duke ndërtuar Bankën e Re për Zhvillim në një bankë të tipit të ri shumëpalëshe për zhvillimi në shekullin e 21-të.

Samiti i 16-të i vendeve anëtare të BRICS-it u mbajt të mërkurën në Kazan të Rusisë.

BRICS-i është shkurtesë për një mekanizëm bashkëpunimi të tregjeve në rritje.