Qyteti i Shkupit ka njoftuar se më datë 26 dhe 27 korrik 2025 (të shtunën dhe të dielën), në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektimi me avion në rajon të Shkupit, kundër të gjitha llojeve të mushkonjave, përcjell TV21.
Nga QSh-ja thonë se nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë këtë, do të spërkatet ditën e ardhshme, në të njëjtin termin, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme.
