Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën më të madhe të krishterë, Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, ditën kur Jezu Krishti u ringjall nga të vdekurit. Ngjallja e Krishtit u shpall në mesnatë në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse të RMV-së, ndërsa sot po mbahen liturgjitë e Pashkëve.

Të krishterët ortodoksë përshëndesin njëri-tjetrin atë ditë me përshëndetjen “Krishti u ringjall”, të cilës i përgjigjen “Vërtet u ringjall”.

Kjo festë është një përzierje besimi dhe tradite, e çmuar, dhe fillon të Enjten e Madhe para lindjes së diellit, kur amviset lyejnë vezët e para të kuqe të Pashkëve.

Kjo traditë kishtare daton që nga shekulli i parë pas Krishtit, domethënë, praktikohej edhe në kohën e apostujve të shenjtë – dishepujve të Krishtit dhe pasardhësve të tyre. Tradita e Shenjtë dëshmon për këtë. Veza e Pashkëve është po aq e vjetër sa Krishterimi, dhe kisha e ka përvetësuar atë në traditën dhe praktikën e saj si një simbol të Ngjalljes së Krishtit.

The post Sot është festa më e madhe e krishterë, Pashkët appeared first on Alsat.