Pas humbjes ndaj Napolit, bardhezinjtë rikthehen në Champions League. Në Torino vjen Pafos dhe fitorja është e detyrueshme. Luciano Spalletti paralajmëroi: “Pafos është skuadër e fortë, shumë e rrezikshme në sulm. Duhet të mos pësojmë nga kundërsulmet”. Bremer dhe Rugani janë të grumbulluar dhe do të jenë në stol.
Duke u kthyer te ndeshja e “Maradona”, trajneri pranoi përgjegjësitë: “Nuk e vura ekipin në kushtet më të mira, përkundrazi e dëmtova atë”. Për vështirësitë në sulm: “Numrat nuk janë ata që duam, por shoh përmirësime. Gjëja thelbësore është t’i përsërisim rastet sa më shpesh”.
Për Yildiz: “Ka një potencial të madh që ende nuk është parë. Ka marzhe përmirësimi të jashtëzakonshme, mund të bëhet super lojtar”. Spalletti theksoi edhe besimin te Thuram dhe shpjegoi se sistemet e lojës janë gjithnjë më fluide: “Ndryshon pak nëse e quajmë 4-3-3 apo 4-3-2-1 mënyrën tonë të lojës”.
The post Spalletti pranon përgjegjësitë: Ndaj Napolit e dëmtova ekipin tim, Yildiz mund të përmirësohet appeared first on Telesport.
