Spanja ka marrë fitoren e tretë rresht në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Kampionët në fuqi të botës mundën 3-1 Rep. Çeke, në sfidën e luajtur në Oviedo.
Lamine Yamal zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 35-të, ishte radha e Rodri-t për të shënuar. Hera e fundit që mesfushori shënonte me kombëtaren ishte kundër Gjeorgjisë më 30 qershor. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Spanjën.
Miqtë ngushtojnë shifrat në minutën e 69-të, me Jiri Slama, i cili finalizoi në mënyrën e duhur një kundërsulm model. Çekët e mbyllin takimin me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Ladislav Krejci, në minutën e 85-të. Mikel Merino vulos fitoren e Spanjës 3-1, me golin e tij në minutën e 89-të.
Pas kësaj fitoreje, Spanja kryeson renditjen me 9 pikë, në tre takimet e para. Ndjek Anglia me 6 pikë, Kroacia me 3 pikë dhe mbyll grupin Rep. Çeke me 0 pikë.
The post Spanja bën detyrën në shtëpi, “viktima” e radhës është Rep. Çeke (video) appeared first on Telesport.
