Spanja ka fituar 3-0 ndaj Austrisë në sfidën e luajtur në “SoFi Stadium” në Los Angeles, duke vazhduar kështu më tej rrugëtimin në këtë Botëror.
Sfida u zhbllokua në minutën e 36-të, ku pas një aksioni model të Spanjës dhe asistit të Cucurella, ishte Oyarzabal i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të majtën brenda zonës. Ky është goli i tretë për Oyarzabal në këtë Botëror.
Në minutat shtesë, Spanja iu afrua golit të dytë. Fillimisht goditja e dënimit nga Alex Baena u ndal nga travers, ndërsa Yamal kishte shansin të dërgonte topin në rrjetë, por Schlager bëri një tjetër super pritje. Pjesa e parë, mbyllet 1-0 për Spanjën.
Në minutën e 61-të, Sasa Kalajdzic godet bukur me kokë, por topi shkon pak mbi traversë.
Në minutën e 66-të, Spanja gjen golin e dytë me Pedro Porro, i cili shënon me kokë, pas krosimit perfekt që mori nga Alex Baena.
Në minutën e 89-të, Spanja shënon golin e tretë, sërish Oyarzabal, sërish asist i Cucurella. Spanja fiton 3-0 dhe tani do presë fituesin e duelit Portugali-Kroaci, me të cilin do të ndeshet në raundin e 1/16-ve. Austria e mbyll këtu rrugëtimin në këtë Botëror.
The post Spanja bën më së miri detyrën ndaj Austrisë, tani sytë nga Portugali-Kroaci (video) appeared first on Telesport.
