Ashtu siç edhe pritej përballja mes Spanjës dhe Anglisë në “Metropolitano” ishte spektakolare. Në fund fitoi Anglia 2-3, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë Spanjës pas shumë kohësh.

Sfida u zhbllokua në minutën e 44-të, ku Harry Kane tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai pas një faulli nga Pau Cubarsi. Në minutën e 53-të, Ezri Konsa shënon me kokë golin e dytë për anglezët, pas krosimit të Declan Rice nga goditja e këndit.

Në minutën e 57-të, kombinim perfekt Kane-Bellingham, ky i fundit asiston për Ben White, i cili dërgon topin në rrjetë. Megjithatë, spanjollët nuk dorëzohen. Në minutën e 63-të, Elliot Anderson ndëshkohet me karton të kuq pas faullit brenda në zonë ndaj Lamine Yamal. Penallti për Spanjën, godet Mikel Oayarzabal, topi përfundon në rrjetë.

Në minutën e 75-të, Nico Williams shënon golin e dytë për Spanjën, pas asistit të Lamine Yamal. Rezultati final, 2-3.

SHIKOGOLAT

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Kroacia fitoi 2-1 ndaj Rep. Çeke. Anglia dhe Spanja renditen në dy vendet e para me nga 15 pikë dhe shkojnë në çerekfinale.

Kroacia me 6 pikë dhe Rep. Çeke do të presin renditjen përfundimtare në Ligën A, për të mësuar nëse do vazhdojnë të qëndrojnë në këtë ligë, apo do të luajnë në play-off.

The post Spanja dorëzohet ndaj Anglisë në “Metropolitano”, Kroacia bën detyrën (video) appeared first on Telesport.