Sparkasse Bank hapi ekspoziturën e parë për të rinj në vend – Vibe On ekspozitura për të rinj, një hapësirë moderne e krijuar sipas masës së gjeneratës së re dhe e inspiruar nga nevojat e tyre reale, shprehitë dhe mënyra e jetesës.
Ekspozitura e re sjell një përvojë të ndryshme bankare dhe paraqet një vend ku të rinjtë nuk do të vijnë vetëm për shërbime bankare, por edhe për inspirim, lidhje, edukim financiar dhe energji pozitive. Hapësira është dizajnuar për t’u larguar nga koncepti tradicional i bankës dhe për të krijuar një atmosferë ku të rinjtë do të ndihen të relaksuar, të mirëpritur dhe si në shtëpinë e tyre.

Koncepti është krijuar në bazë të mendimeve dhe qëndrimeve që të rinjtë ndanë gjatë fushatës para hapjes.
„Dëshirojmë një hapësirë ku do të ndihemi të relaksuar. Banka duhet të ketë shpirt të ri, jo të jetë formale“ – ishin disa nga mesazhet që ndikuan drejtpërdrejt në pamjen dhe atmosferën e ekspoziturës së re.
Vibe On ekspozitura për të rinj është pjesë e https://www.sparkasse.mk/mk/private-clients/vibe-on, e krijuar posaçërisht për të rinjtë, e cila bashkon produktet, shërbimet dhe aktivitetet të dedikuara për këtë grup target.

Në kuadër të platformës, të rinjtë kanë qasje në paketën Vibe On për të rinj, paketën Vibe On+ për të rinj deri në 28 vjeç, produkte të krijuara posaçërisht, kredi, depozita dhe zgjidhje bankare të përshtatura sipas mënyrës së jetesës dhe nevojave të tyre, me kushte promocionale të destinuara pikërisht për ta.
Për më tepër, përmes klubit Vibe On të rinjtë përfitojnë shumë përparësi dhe benefite, ndërsa http://www.vibeonedu.mk/ – platforma e parë dhe e vetme për edukim financiar në vend – ofron përmbajtje edukative dhe aktivitete të orientuara drejt zhvillimit të njohurisë financiare, aftësive praktike dhe mbështetje në marrjen e vendimeve të para financiare.

Ekspozitura u hap me një event të krijuar posaçërisht, i konceptuar në frymën e Vibe On dhe energjisë së të rinjve. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të mbushur me vibe të mirë, muzikë, aktivitete interaktive, performancë DJ, një food performance unike dhe shoqërim me një numër të madh vizitorësh të rinj. I gjithë ambienti pasqyroi qasjen e re të Sparkasse Bank ndaj gjeneratës së re, më të hapur, më dinamike dhe më të afërt me stilin e tyre të jetesës.
„Me këtë ekspoziturë bëjmë një hap përpara në mënyrën se si e ndërtojmë marrëdhënien me të rinjtë. Besojmë se e ardhmja krijohet së bashku, dhe pikërisht për këtë kemi krijuar një hapësirë, që ofron shumë më tepër se një shërbim klasik bankar – një vend për lidhje, inspirim dhe ndërtim të mundësive të reja. Sot, më shumë se 60.000 klientë të rinj deri në 28 vjeç i kanë besuar historinë e tyre financiare Sparkasse Bank-ës, që paraqet një konfirmim të fortë të lidhjes sonë me gjeneratën e re dhe nevojat e tyre“, deklaroi Nina Nedanoska, nënkryetare e Bordit Drejtues të Sparkasse Bank.
Me këtë koncept, Sparkasse Bank vendos një standard të ri në banking, ku banka bëhet një vend ku të rinjtë nuk vijnë sepse duhet, por sepse ndihen si në shtëpinë e tyre, me më shumë liri, më shumë energji dhe vibe të mirë.
Më shumë informacione për ofertën për të rinj dhe për Platformën e plotë për të rinj Vibe On mund të shikoni këtu…
The post Sparkasse Bank – pionier në bankingun për të rinj, hapi ekspoziturën e parë dhe të vetme për të rinj në vend appeared first on Alsat.
