Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i ka cilësuar si të pavërteta shkrimet mbi përfshirjen e mundshme të tij për të parandaluar një kontroll në diskotekën “Pulse” në Koçan, përcjell TV21. Reagimi i Spasovskit vjen pas konferencës së sotme të VMRO-DPMNE-së për këtë rast.

“Asnjëherë, në asnjë moment, nuk kam telefonuar për të penguar ndonjë kontroll, përkundrazi, fakti që kontrolle janë kryer kudo është dëshmia më e fortë se as nuk kam ndikuar, as që ka ekzistuar ndonjë përpjekje e tillë”, ka shkruar mes tjerash Spasovski.