“Abendzeitung Munchen” ka zbuluar planet e Bayern për merkaton e verës 2025. Klubi bavarez synon të bëjë një revolucion të madh, pasi disa lojtarë, të konsideruar senatorë, kanë pësuar rënie të dukshme.

Leroy Sane, Serge Gnabry dhe Kingsley Coman janë më të rrezikuarit për t’u larguar. Prej tyre mund të shpëtojë vetëm njëri, sepse drejtuesit mendojnë se një “boshatisje” totale e ofensivës në këtë formë do shumë kohë të amortizohet.

Ndërkohë, duket se Leon Goretzka e ka rifituar momentumin e tij dhe nuk pritet të sakrifikohet në merkaton e verës. Ai konsiderohet një lojtar i mirë stoli. Fakti që pritet të rikthehet në kombëtaren gjermane e përforcon rolin e tij në Mynih.

Bayern po kërkon gjithashtu për një mbrojtës qendre, i cili po konceptohet si lideri i ardhshëm i defensivës bavareze. Emrat e përmendur deri tani janë Bastoni, Araujo, Romero dhe Van Dijk.

Për sa i përket sulmit, Bayern po ndjek Nico Williams, Sesko, Phil Foden dhe Rashford.

The post Spastrimet kanë filluar, Bayern planifikon revolucionin e madh në merkaton e verës appeared first on Telesport.