Liverpool ka marrë fitoren e tretë rresht në Premier League, duke mundur 4-2 West Ham në sfidën e luajtur në “Anfield”, e vlefshme për javën e 28-të. Liverpool gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, ku pas një aksioni të gjatë që nisi nga goditja e këndit dhe asistit të Ryan Gravenberch, ishte Hugo Ekitike që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës.

Në minutën e 24-të, Dominik Szoboszlai kroson nga goditja e këndit, Virgil van Dijk shënon me kokë. Në minutën e 43-të, Mohames Salah kroson nga këndi, Ekitike asiston për Alexis Mac Allister, argjentinasi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës.

Pjesa e dytë nisi më mirë për miqtë, që gjetën golin e parë me Soucek në minutën e 49-të. Në minutën e 70-të, Cody Gapko shënoi golin e 4-të për të kuqtë. Dy minuta më pas, Valentín Taty Castellanos shënon me kokë golin e dytë për West Ham, pas krosimit nga goditja e këndit.

Në minutën e 83-të, Axel Disasi ishte i pafat duke shtyrë në rrjetën e tij topin e futur në zonë nga Jeremie Frimpong. Pas kësaj fitoreje, Liverpool mban vendin e pestë me 48 pikë.

Në dy ndeshjet e tjera, Newcastle u mund 2-3 nga Everton në sfidën e luajtur në “St.James’Park”. 7 gola të shënuar në sfidën Burnley-Brentford, 3-4. Miqtë shënuan tre gola në pjesën e parë, më pas vendasit gjetën forcën duke barazuar shifrat 3-3. Në minutat shtesë, Brentford shënoi edhe golin e 4-të, atë të fitores. Armando Broja vazhdon të jetë i dëmtuar.

SHIKOGOLAT

The post Spektakël në “Anfield”, Liverpool nuk përmbahet ndaj West Ham. Newcastle befasohet në shtëpi (video) appeared first on Telesport.