Vllaznia dhe Partizani kanë dhuruar spektakël në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e cila u mbyll 2-3 në favorin e të kuqve dhe është e vlefshme për javën e tretë në Abissnet Superiore.

Të kuqtë e nisën takimin shumë mirë duke gjetur golin që në minutën e 4-të, ku nigeriani David Fadairo shënon një supergol nga distanca, me një goditje të fuqishme me të djathtën në minutën e 4-të. SHIKOGOLIN1

Në minutën e 21-të, shkodranët barazojnë shifrat me Adnard Mehmetin, i cili shënon me kokë, pas një krosimi të ardhur nga goditja e këndit. Topi u devijua nga Dion Vata dhe u quajt autogol. SHIKOGOLIN2

Në fund të pjesës së parë, kundërsulm perfekt i të kuqve. Altin Aliu kalon në avantazh Partizanin, pas asistit të Archange Bintsouka. SHIKOGOLIN3

Në minutën e 58-të, një dalje e gabuar e Pano Qirko iu kushton shuëm të kuqve, pasi nga aty erdhi goli i barazimit, i shënuar nga Emiliano Musta, i cili nuk mund të gabonte nga ai pozicion, me portën bosh që ishte. SHIKOGOLIN4

Minutat e fundit ishin vërtetë dramtike. Në minutën e 88-të, harkimi i Klint Qato devijohet me kokë nga Perez në shtyllë. Në minutën e 89-të, Vllaznia i afrohet sërish golit, por topi i devijuar nga Janjeva përplaset në traversë. Në 90’+2′, Kazeem Ogunleye pengohet në zonë nga Florian Latifi, penallti për Partizanin. SHIKOPENALLTINE

Godet fillimisht Sidibe, por ndalet nga Avram dhe Musta largon topin. Arbitri vendos të përsëritet penalltia, pasi Muta ndërhyri në zonë para kohe. Në herën e dytë, godet Rown Human dhe topi përfundon në rrjetë. Partizani fiton 2-3 dhe i gëzohet fitores së parë për këtë sezon të ri.

The post Spektakël në “Loro Boriçi”, Partizani me fitore të çmendur në frymën e fundit (video) appeared first on Telesport.