Një nga sukseset e verës për Barcelonën ka qenë merkatoja. Joan García u bë protagonist menjëherë pas pagesës së 25 milionë eurove për klauzolën e tij. Adaptimi i një portieri është më i lehtë, por Rashford po tregon gradualisht vlerën e tij.
Të martën, ai luajti ndeshjen më të mirë që nga ardhja te Barcelona; shënoi 2 gola dhe fitoi penalltinë që e ktheu në gol Yamal. Performanca e tij në Champions ka qenë e shkëlqyer, si ndaj Newcastle ku shënoi dy gola, që sollën fitoren. Rashford po përfiton nga mungesat e lojtarëve të tjerë dhe është gjithmonë në dispozicion të trajnerit Flick.
Barcelona duket se do ta aktivizojë opsionin e blerjes për 30 milionë euro, megjithëse vendimi përfundimtar do të varet nga vazhdimësia e formës së sulmuesit anglez gjatë sezonit. Për momentin e ka “kaluar klasën” plotësisht.
The post Start i jashtëzakonshëm, Barcelona përgatitet për klauzolën 30 milionëshe të Rashford appeared first on Telesport.