Statistikat, Seferi dhe Hoxha shkëlqejnë me klubet respektive

Taulant Seferi dhe Arbër Hoxha, rrëmbyen skenën me klubet e tyre, duke u shndërruar në protagonist.

Seferi arriti të dhuronte dy asist te skuadra e Bodrumspor, në triumfin 0-4 të arritur ndaj Manisës, në Ligën e Parë turke, ndërkohë që Arbër Hoxha, shënoi golin e parë dhe asistoi te i dyti në fitoren 4 me 1 që Dinamo Zagreb regjistroi në kampionatin kroat ndaj Slaven Belupo.

Hoxha u vlerësua me notën 8.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” për 45 minutat që u aktivizua, ndërkohë që Seferi mori notën 8.2, teksa qëndroi në fushë gjatë gjithë sfidës.

The post Statistikat, Seferi dhe Hoxha shkëlqejnë me klubet respektive appeared first on Alsat.