Atleti nga Maqedonia, Stavre Jada, mbylli garimin në Lojrat Olimpike Dimërore “Milano-Kortina 2026”. Jada u ndal në vendin e 83-të në garën me ski në natyrë, në distancën prej 10 kilometra.
Ditë më parë, olimpiku nga Maqedonia u ndal në vendin e 88-në në garën e sprintit. Ndërkohë medalja e artë përfundoi te norvegjezi Johanes Klabo, për të cilin kjo është medalja e tretë e arit në Milano.
Në vendin e dytë u ndal francezi Matjas Delozh, para norvegjezit Ejnar Hedegert, i cili arkëtoi medaljen e parë olimpike.
The post Stavre Jada, mbyll garën në vendin e 83-të në garën e skive në natyrë appeared first on Alsat.
