Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska promovoi strategjinë për arsimin e të rriturve 2025-2030. Ajo tha se kanë sjellë ligj të ri për arsimin e të rriturve, e cila shtoi se i kanë dy metoda njëra është validimi i programeve dhe tjetra është akreditimi në institucione. Janevska tha se ka konkurse që njerëzit të cilët janë të papunë të paraqiten te Qendra për Arsimin e të Rriturve, dhe aty do të trajnohen sa më shpejtë të jetë e mundur për tregun e punës. Drejtori Sabaudin Sadiki tha se qëllimi i strategjisë është implementimi i vlerave arsimore europiane në sistemin tonë.
“Kjo domethënë arsim joformal që do ta zbatojë Qendra dhe arsimi me përvojë. Ajo do të thotë trajnime më të shkurta, të gjata, trajnime shtesë, rikualifikim, që për ato sa më shpejtë të jetë e mundur, njerëz të papunë, grupe të margjinalizuara, grupe sociale që sa më shpejtë të jetë e mundur në tregun e punës, përmes programeve që do t’i përgatit Qendra dhe institucionet që do t’i akreditojë Qendra”, deklaroi Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.
“Qëllimi kryesor i strategjisë është implementimi i vlerave arsimore europiane në sistemin tonë. Politikat arsimore europiane dhe praktika në moshën e rritur përmes arsimit jo formal dhe deri te arsimi formal. Mua si drejtor i ri nuk më ka mbetur asgjë të them, vetëm të tregoj se si drejtor i ri do të angazhohem deri në fund të implementohet e gjithë strategjia”, u shpreh Sabaudin Sadiki – drejtor i Qendrës për Arsimin e të Rriturve.
