Turqia dhe Shqipëria janë liderë mes vendeve anëtare të NATO-s sipas gatishmërisë së qytetarëve të tyre për të mbrojtur atdheun, tregon një studim i institutit amerikan për politikë të jashtme “Foreign Policy Research Institute” (Instituti i Kërkimeve të Politikës së Jashtme).

Në studimin me titull “A do të luftonit për vendin tuaj?”, Turqia zë vendin e parë me 88% gatishmëri të qytetarëve, ndërsa Shqipëria është e dyta me 69%. Në dhjetëshen e parë të vendeve të renditura janë edhe Suedia (66%), Finlanda (64%), Mali i Zi (63%), Greqia (63%), Norvegjia (61%), Lituania (52%), Polonia (49%) dhe Sllovenia (49%).

Të dhënat janë interesante për faktin se dy vendet anëtare të Amerikës së Veriut gjenden nën mesataren e renditjes – në Kanada 39% e të anketuarve deklaruan se janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, ndërsa në SHBA ky përqindje është 37%. Gatishmëria më e ulët u regjistrua në Itali dhe Sllovaki (25%), Gjermani (27%), Holandë (30%), si dhe në Hungari dhe Çeki (33%).

Studimi u realizua në shtator dhe tetor 2025 mbi një mostër prej 31.000 personash, me porosi të Universitetit Stradins nga Riga, në bashkëpunim me Qendrën për Studime Gjeopolitike në Riga.