Një stuhi e jashtëzakonshme ka goditur një vendpushim italian – me shira të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe i kanë kthyer rrugët në “lumenj të tërbuar”.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për qytetet e Agrigentos dhe San Leones, banorët e të cilëve nuk kanë qenë në gjendje të largohen nga shtëpitë e tyre.

Të paktën një person mendohet se është përfshirë nga përmbytjet.

The post Stuhia e fuqishme shkakton përmbytje të mëdha në zonën turistike italiane – rrugët shndërrohen në lumenj, një grua rrëmbehet nga uji appeared first on Alsat.