Bayern Munich dhe Vincent Kompany e kanë zgjatur kontratën e bashkëpunimit deri më 30 qershor 2029. Trajneri 39-vjeçar belg, i cili kishte ardhur nga Burnley FC para sezonit 2024-2025, e çoi menjëherë skuadrën bavareze drejt titullit të Bundesligës, në vitin e tij të parë, si dhe fitoi Superkupën Gjermane në fillim të këtij sezoni.

“Jam mirënjohës, i nderuar, ndaj dua ta falënderoj Bayernin për besimin dhe ambientin profesional që më ka ofruar nga dita e parë. Ndihem si të jem këtu prej shumë kohe, e njoh mjaft mirë klubin. Ka qenë një përvojë fantastike deri tani. Kemi nisur një rrugëtim të mrekullueshëm. Do të vazhdojmë të punojmë fort dhe të festojmë shumë suksese të tjera”, – deklaroi Kompany.

Mund të jetë një grafik i futboll, futboll dhe teksti

The post Suksesi shpërblehet, Bayern Munich rinovon me Kompany deri në vitin 2029 appeared first on Telesport.