Sulejmani: Zhelina zgjohet më 19 tetor – 8 vite mashtrim marrin fund

Zhelinë, 1 tetor – Nga Leshnica e Poshtme, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani thotë se ka ardhur koha që të zbulohet e vërteta për keqqeverisjen e pushtetit aktual, të cilin e cilësoi si të paaftë dhe arrogant.

Sulejmani theksoi se për tetë vite rresht banorët e kësaj komune janë lënë pas dore, ndërsa udhëheqësia në ikje është kujtuar për ta vetëm kur afrohen zgjedhjet.

“Banorët e Leshnicës janë detyruar të paguajnë mijëra euro nga xhepat e tyre për punimet e kanalizimit – një shërbim që është detyrim ligjor i komunës. Ku përfunduan ato para? Kush përfitoi? Pse mungon transparenca? Kjo është abuzim financiar dhe shkelje e rëndë e detyrës zyrtare, që kërkon hetim nga Policia Financiare dhe Prokuroria”, deklaroi Sulejmani.

Ai gjithashtu kritikoi edhe ndërmarrjen publike, e cila, sipas tij, mbledh rregullisht pagesat nga banorët, por nuk ofron shërbime të pastrimit të rrugëve.

Në programin e tij, Sulejmani paralajmëroi:

Vazhdimin e kanalizimit pa asnjë pagesë shtesë nga qytetarët